Inzaghi me dhimbje koke, Interi humbet titullarin në prag të sfidës me Juventusin

Ngrin buzëqeshja e Simone Inzaghi pas kualifikimit të rëndësishëm të Interit në çerekfinalet e Champions League. Tekniku zikaltër humbet një nga lojtarët kyç të formacionit në prag të sfidës me Juventusin.

Alessandro Bastoni do të mungojë të dielën në derbin e Italisë përballë bardhezinjve në “Giuseppe Meazza”. Qendërmbrojtësi zikaltër doli i dëmtuar nga fusha përballë Portos pranë fundit të takimit duke ndjerë një shqetësim në këmbë.

Në një njoftim për shtyp në Twitter, Inter bën të ditur se kushtet e 23-vjeçarit do të rivlerësohen javën e ardhshme. Jo vetëm sfidën me Juventusin, por Bastoni do të mungojë dhe për Italinë në takimet me Anglinë dhe Maltën për kualifikueset e Euro 2024.

Tashmë tekniku Simone Inzagi do të jetë i detyruar të rreshtojë në formacion një qendërmbrojtës në vendin e italianit. Sipas “Sportmediaset”, vendin e Bastonit mund ta zërë njëri mes De Vrij ose Skriniar. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook