Inzaghi: Meritonim më shumë, por luajtëm ndaj një skuadre të fortë

Simone Inzaghi nuk është i kënaqur me barazimin që Interi arriti kundër Milanit, por thotë se ka kohë për të rikuperuar pikët diferencë me kuqezinjtë.

Analiza– “E shoh gotën gjysmë bosh. Krijuam shumë raste dhe gabuam një penallti. Meritonim më shumë. Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë që e ka merituar vendin e parë. Jemi pak mbrapa, por ka kohë për t’u përmirësuar”.

Pikë të humbura– “Duhet të rikuperojmë energjitë pas këtij cikli ndeshjesh të mbyllur. Në 6 javët e fundit kemi barazuar me Milanin dhe Juventusin, kur kemi merituar fitoren. Ne jemi aty, sepse mungojnë shumë ndeshje. Nuk duam të ndalemi. Donim t’ua dhuronim fitoren tifozëve tanë. Mund ta luanim më mirë”.

Penalltitë– “Goditësit tanë janë Lautaro dhe Calhanoglu. Nëse shohim edhe barazimin me Atalantën, sot bëhen 4 pikë të humbura”.

Çalhanoglu– “Penalltitë i vendosin lojtarët në fushë duke kuptuar edhe momentet. Çalha ka luajtur mjaft mirë me Udinesen dhe këtë herë. Kam lojtarë shumë të rëndësishëm dhe futbollistë të mëdhenj. Nuk është e lehtë të lësh jashtë lojtarë si Vecino, Sensi, Vidal dhe Gagliardini”.

Minutat e fundit– “Në 20 minutat e para nuk luajtëm mirë, pastaj filluam të kishim topin. Milani është skuadër teknike dhe kërkon të komandojë ndeshjen. Edhe në fund na mungoi saktësia”. / oversport.tv