Inzaghi: Ndaj Atalantës ndeshje për titull, do të jetë e vështirë

Lazio, Juve dhe tani Atalanta. Dy nga tre sfidat më të vështira të janarit janë fituar nga zikaltrit ndërsa tani vjen e treta. Ndoshta më e vështira, qoftë edhe sepse vjen pas 120 minutave të Superkupës. Për të komentuar sfidën ndaj Atalantës, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dalë në konferencë për shtyp për të folur mbi ndeshjen.

Ja fjalët e tij: SUPERKUPA- “Mendoj se fituam me meritë kundër Juventusit, një kundërshtar që bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke qëndruar gjithmonë në lojë. Ishte një moment i bukur, por tashmë është e kaluar. Nesër do të duhet të lëmë pak euforinë, na pret një ndeshje e komplikuar.”

GASPERINI- “Ai dhe Atalanta kanë vite që bëjnë mirë, futbolli ka evoluar në mënyrën e mbulimit të hapësirave. Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dy, fizike dhe e bukur si në ndeshjen e parë.”

ËSHTË SFIDË KAMPIONATI? “Absolutisht po, ata janë në vendin e katërt dhe në tre vitet e fundit kanë përfunduar gjithmonë të tretët, me përmirësim të vazhdueshëm”.

SANCHEZ PROTAGONIST– “Edhe para Superkupës ai ka luajtur në mënyrën më të mirë ndeshjet e fundit, ka cilësi dhe është gjithmonë pozitiv, gjithmonë dëshiron të mësojë edhe nëse është një kampion i madh. Nuk mendoj se i duhej goli. Tashmë dy muaj pas rikthimit në fushë pas dëmtimit po ecën shumë mirë”.

DYBALA– “Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Mendoj për të mitë për të cilët jam krenar.”

REZULTATET E MIRA NË PËRBALLJET DIREKTE- “Po mendoj për sensibilizimin, pashë ndeshjet e para të sezonit dhe po luanim futboll shumë të mirë. Humbëm disa pikë të rëndësishme në fillim, por gjithmonë kam parë paraqitje të shkëlqyera”.

NDESHJA- “Do të jetë një ndeshje fizike, duelet do të vendosin shumë. Ndaj disa skuadrave duhet të jesh i mirë për t’i fituar, të jesh gjithmonë i kthjellët, në disa momente duhet të dish të vuash”.

FINALET E FITUARA- “Kam pasur fatin të drejtoj skuadra që nuk humbasin ndeshje të caktuara. E dinim që duhej të jepnim diçka shtesë, të shkonim poshtë dhe përmbysja u takon skuadrave shumë të mira që dinë të përcaktojnë.”

MERKATO- “Ne jemi në kontakt me presidentin, menaxherët pastaj punojnë 24 orë në ditë, do të shohim se si mund të përmirësohemi sepse futbolli po evoluon vazhdimisht. Le të shohim mundësitë”

VECINO DHE SENSI- “Kanë pasur më pak hapësirë, fola me ta dhe thashë se do t’i mbaj gjithmonë me vete. Janë të fortë dhe cilësorë. Mbaj mend debutimin me Genoan ku Sensi ishte vendimtar, Vecino në ndeshjen e parë kundër Atalantës bëri shumë mirë. Nëse ata qëndrojnë këtu do të gjejnë hapësirë, nëse duan të shkojnë të luajnë më shumë do të jetë zgjedhja e tyre.” /oversport.tv