Inzaghi: Ne jemi mësuar me mbrëmje si kjo, fitoret kundër Milanit janë të bukura

Interi triumfoi në Superkupën e Italisë përballë Milanit me rezultatin bindës 3-0, duke ngjyrosur Milanon dhe Italinë zikaltër. Në përfundimin e kësaj sfide ka folur tekniku i Interit, Simone Inzaghi, i cili fitoi këtë trofe katër herë, po aq sa Lippi dhe Capello.

“Është bukur të fitosh një kupë në këtë mënyrë ndaj një kundërshtari me vlerë absolute. Tashmë është e drejtë të festojmë sepse është një meritë e madhe. Është një kënaqësi të shohësh një skuadër të tillë të luajë. Të fitosh një finale si kjo kundër Milanit është gjithmonë bukur.

Ne ishim një ekip gjatë gjithë lojës, duke qëndruar të përqendruar dhe të vendosur mirë. Kjo është mënyra për të përballuar një finale. Erdhëm këtu për ta luajtur finalen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne jemi mësuar të kemi mbrëmje të tilla sepse i kemi pasur edhe vitin e kaluar. Kjo mbrëmje kishte diçka më shumë sepse finalja është derbi dhe falë djemve përmbysëm një trend negativ. Ne jemi këtu për të fituar trofe, por pas kësaj do të shohim përpara.” – u shpreh Simone Inzaghi. /oversport.tv