Inzaghi: Nëse luajmë kështu, kualifikimin nuk e vëmë në diskutim

Simone Inzaghi është shfaqur i mërzitur pas humbjes së minutave të fundit kundër Realit të Madridit: “Duhet të ishim më të kujdeshshëm, mungonte vetëm një minutë. Ka pakënaqësi, sepse detyrohem të komentoj një humbje, pas një paraqitjeje të atillë.

Por duhet të shohim përpara, duke u bazuar në lojën që bëmë përballë një skuadre si Reali i Madridit. Përballë kishim një portier, të cilit nuk i bëje dot gol. Kundër skuadrave të këtij niveli nuk duhet ulur kurrë përqëndrimi, por me lojën e zhvilluar jam besimplotë se do të arrijmë kualifikimin”-ka thënë tekniku i zikaltërve.

Inzaghi hedh pas krahëve këtë disfatë dhe mundohet të shohë përpara: “Mënyra si e zotëruam fushën, rastet e krijuara dhe sulmet kundër Realit janë patjetër diçka pozitive. Por çfarë t’i bëjmë Courtois, që bëri gjithë ato pritje.

Më vjen keq për tifozët, për klubin dhe për lojtarët që dhanë gjithçka në fushë. Por, siç thashë nëse vazhdojmë të luajmë kështu, kam besim të plotë se do të arrijmë kualifikimin në turin tjetër”-ka përfunduar trajneri i kampionëve të Italisë, Simone Inzaghi./Oversport.tv