Inzaghi: Nesër duhet të bëjmë diçka më shumë, ndeshje e rëndësishme

Në prag të sfidës kundër Realit, ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi. Tekniku italian komentoi kështu mbi vështirësinë e kësaj ndeshjeje, situatën në ekipin e tij, si dhe kampin madrilen.

“Mendoj se e nesërmja është një ndeshje e rëndësishme për ne. Tashmë e kemi kaluar raundin, njësoj si Real Madrid, por duam të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer. Ne dolëm shumë mirë në ndeshjen e parë, por nuk ishte e mjaftueshme dhe prandaj duhet të bëjmë diçka më shumë”.

MUNGESA E BENZEMA- “Karim është një lojtar i rëndësishëm për ta, por ne trajnerët duhet të jetojmë me këto situata. Në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedad, Benzema u lëndua dhe Jovic hyri, duke shënuar dhe asistuar”.

ANCELOTTI-“Karriera e tij flet për të. Edhe para ndeshjes së parë që biseduam, është gjithmonë kënaqësi të flasësh për futbollin me të. Jam i lumtur që ai po bën shumë mirë në ligën spanjolle, ku tashmë ka marrë një avantazh të rëndësishëm ndaj vendit të dytë. Ai është një njeri i madh që ka fituar shumë”.

DËMTIMET- “Nuk do të jetë Ranoçhia, Darmian, Satriano dhe Correa, i cili fatkeqësisht pati atë problem të dielën në Olimpico. Më vjen shumë keq sepse sipas mendimit tim ai po rritej. Lautaro është mirë, nuk ka asnjë problem. Për De Vrij dhe Kolarov do t’ju them pas stërvitjes”.

VËSHTIRËSIA- “Nesër është një ndeshje e rëndësishme. Në Madrid, Interi ka fituar vetëm një herë, do të ketë gracka dhe vështirësi. Ne vijmë të luajmë me personalitet, motivim të madh dhe dëshirë për të bërë mirë. Do të përpiqem ta përgatis në mënyrën më të mirë, pastaj do të shohim se çfarë do të dalë. Është një ndeshje që na intereson.” /oversport.tv