Inzaghi: Një fitore e merituar, e donim me çdo kusht këtë trofe

Simone Inzaghi shijon trofeun e parë e arritur në drejtimin e Interit, Superkupën e tretë të fituar në karrierë.

“U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe”, ka thënë tekniku zikaltër pas ndeshjes së fituar ndaj Juventusit.

“Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”, ka shtuar Inzaghi.

Fjalët e presidentit Zhang për skuadrën. “Ishte shumë i lumtur dhe na përgëzoi. Lojtarët i kërkuan një premio dhe besoj se do ua plotësojë këtë dëshirë”, ka përfunduar trajneri i Interit. / Oversport.tv