Flitet se pas gabimit të famshëm të UEFA-s në Nion, atij që shndërroi nga Ajax në Liverpool kundërshtarin e ardhshëm të Interit në fazën e 1/8-ve të finales së Champions League, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi u ka thënë atyre që kishte pranë: “Tani më duket se do të marrë çmimin “Tapiro d’Oro””.
Emisioni “Striscia la Notizia” (që dorëzon këtë çmim) nuk e ka lënë teknikun që të presë dhe në serinë e sotme, gazetari Valerio Staffelli do ti dorëzojë çmimin trajnerit të Interit.
“Do të preferonit të dilnit me Liverpool apo Diletta Leotta?”, e ka pyetur gazetari i emisionit satirik. “Me gruan time”, është përgjigjur Simone Inzaghi, që më pas ka komentuar edhe shortin e Champions League:
“Nuk është se kishim shumë fat edhe në shorin e parë, por sigurisht që i dyti ishte akoma më i keq. Do të mendojmë në shkurt, por do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi”. / Oversport.tv