Inzaghi pa zë, ndihmësi Farris: Na duhej një shkëndijë, ky Interi i vërtetë

Massimiliano Farris ka dalë mbrëmë para mediave, pasi trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, i kishte ikur zëri. Ai foli për fitoren e arritur kundër Salernitana, zhbllokimin e sulmuesve, duelin në Champions League kundër Liverpool dhe për garën për titullin kampion në Serie A, që transmetohet në Shqipëri e Kosovë në Oversport.

“E prisnim këtë paraqitje, pasi gjatë këtij momenti të vështirë e dinim se kishim nevojë për një shkëndijë për ta na shtyrë sërish. Salernitana nuk kishte humbur katër ndeshjet e fundit dhe kishte rastin të në ndëshkonte në fillim. U përgatitëm të sulmonim hapësirat dhe të përdornim krahët, e normalisht të shikon Lautaro dhe Dzeko të festonin golat ishte gjithçka që dëshironim”.

“Për fat të keq nuk kemi pasur mundësinë të punojmë në stërvitje kohët e fundit, pasi kishim një seri ndeshjes që dukeshin sikur nuk mbaronin. Punuam shumë psikologjikisht, u treguam djemve se testet fizike u kishin dalë njëlloj, ndërkohë që nuk kemi pasur dyshime për cilësitë e Lautaro Martinez dhe Barella. U mbështetëm të forca e këtij grupi dhe ndaj Salernitana pamë Interin që të gjithë e njihnin”.

“Liverpool? E dimë se nuk do të jetë e lehtë të përmbysim humbjen e parë, por duam të paraqitemi mirë. Nuk mungon motivimi në skuadër, ne do të shkojmë në Anfield, është Champions League dhe nuk duhet të harrojmë gjysmën e parë të sezonit që bëmë. Është e njëjta skuadër, kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e parë kundër Liverpool dhe do të hedhim në fushë formacionin tonë më të mirë”.

“Gara për titullin kampion në Serie A? Jemi në gjendje ta kontrollojmë vetë fatin tonë. Nëse fitojmë çdo ndeshje askush nuk mund të na kapë. Kështu që ne duhet të fillojmë ta kuptojmë këtë forcë”, përfundoi deklaratën e tij për “Sky Sport Italia”, Massimiliano Farris. / oversport.tv