Inzaghi pa zë, ndihmësi: Interi nuk do t’i dominojë kot ndeshjet

Simone Inzaghi kishte humbur zërin dhe e kishte të pamundur të fliste pas ndeshjes kundër Atalantës. Për DAZN ka folur ndihmësi i tij, Max Farris.

“Ju sjell urimet më të mira nga Inzaghi, këtë u porpoq të ma thoshte me gjeste. Nuk ishte rikuperuar plotësisht nga ndeshja e Superkupës dhe më kërkoi të flas me ju”.

“U përpoqëm të ndërtonim që në mbrojtje dhe ta mbanim topin më shumë. Kishim luajtur 129 minuta të vështira dhe me Atalantën nuk është e lehtë të përballesh edhe kur je i freskët”.

“Ishte një ndeshje e mirë, jemi të kënaqur me paraqitjen. Ka edhe keqardhje, pasi i kishim shanset për të shkuar me tre pikë në shtëpi.

Atalanta bëri një paraqitje të mirë, por edhe ne treguam se jemi ekip i madh. Synimi ynë është ta mbajmë topin, por asnjëherë nuk duam që ta mbajmë kot”.

Dybala? Jemi të kënaqur dhe kemi respekt të madh për sulmuesit tanë. Ata i kanë dhënë dhe do i japin shumë këtij ekipi”, përfundoi Max Farris, ndihmësi i Simone Inzaghi. / oversport.tv