Inzaghi sfidon Juventusin: Me renditjen aktuale jemi të dytët, duhet qartësi sa më shpejt për penalizimin e tyre

Interi është gati për tu përballur me Juventusin në derbin e Italisë, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo nesër në orën 20:45. Pas barazimit kundër Portos, rezultat që kualifikoi zikaltërit në çerekfinalet e Championsit (ku përballë do të ketë Benfican), të besuarit e Inzaghit rikthejnë vëmendjen në kampionat ku do të kenë përballë rivalët e vjetër të Juventusit.

“Përgatitja mendore do të jetë thelbësore, e dimë se çfarë skuadre është Juventusi. Ndeshje vendimtare për vendin e dytë? Shoh renditjen e sotme, më pas u takon organeve kompetente që të vendosin. Skuadrat që luftojnë kanë nevojë për qartësi.

Ndërkohë duhet të kemi respekt maksimal për kundërshtarin. Skriniar do të mungojë kundër bardhezinjve, ndërsa në lidhje me paraqitjet e Lukakut jam shumë i kënaqur”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Juventusit. / Oversport.tv