Inzaghi shërohet nga covid, do të jetë në pankinë në derbi

Lajme të mira për Simone Inzaghin: trajneri I Interit ka rezultuar negativ në tamponin e fundit që ka kryer dhe është shëruar nga covidi.

Inzaghi do të jetë në pankinë në derbin e së shtunës kundër Milanit, që do të transmetohet live nga San Siro nga skuadra Oversport.

Tekniku do të kthehet të drejtojë stërvitjet e skuadrës, ku do të gjejë edhe dy blerjet e reja, Gosens dhe Caicedo. /oversport.tv