Inzaghi: Të gjithë luajnë për fitore, kam shumë alternativa në sulm

Në prag të ndeshjes Inter-Spezia, sfida e parë në kampionat e zikaltërve në “San Siro”, trajneri Simone Inzaghi ka komentuar shkurt takimin në kanalet sociale të klubit.

“Djemtë e kanë përballuar mirë javën. Jemi munduar të përmirësohemi dhe kemi rikuperuar D’Ambrosio. Duhet të kemi shumë zgjidhje. Të shtunën e mbyllëm ndeshjen me 4 sulmues. Kam lojtarë shumë cilësorë në dispozicion.

Është një kampionat shumë i luftuar, të gjithë luajnë për të fituar. Nesër do të jetë një ndeshje e komplikuar, Spezia është në formë dhe ka fituar si në kampionat dhe në kupë. Gotti është i përgatitur dhe lë shenjën e tij në skuadrat e tij”, ka thënë trajneri I Interit. /Oversport.tv