Isco zgjedh të vazhdojë karrierën te Sevilla, Luis Alberto qëndron në Serie A

Isco do të vazhdojë karrierën e tij te Sevilla. Klubi andaluzian ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me ish-mesfushorin e Realit të Madridit. Spanjolli do të kryejë vizitat mjekësore të hënën dhe nëse gjithçka do të shkojë mirë do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Në 30 qershor lojtarit i skadoi kontrata me Realin dhe tashmë Isco është gati për të nisur një aventurë të re në kampionatin spanjoll me fanellën e Sevilla.

Zbarkimi i Iscos në Sevilla largon përfundimisht Luis Alberton nga klubi spanjoll. Tashmë mesfushori duket se do të qëndrojë te Lazio, klub me të cilin aktivizohet që nga vera e vitit 2016. / Oversport.tv

Foto: Sevilla FC Twitter