Ish-lojtari i Interit: Ajax gaboi me Botman, blerje e mirë për Milanin

Sven Botman thuhet se do të jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm. Qendërmbrojtësi holandez ka spikatur me Lille në Ligue 1, teksa vjet u shpall edhe kampion.

Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Ajax dhe Andy van der Meyde mendon se holandezët kanë gabuar me të, ndërkohë që thekson se Milani po bën një lëvizje të mirë me transferimin e Botman.

“Ajax nuk e donte atë dhe më pas shkoi në Francë, ku tregoi gjëra të mira. Duhet thënë se nuk është e lehtë të luash në Ligue 1. Sven është shumë i fortë dhe tani do të shkojë në Milano.

Për kuqezinjtë është një blerje e mirë. Paraqitjet e viteve të fundit të Sven i ka treguar Ajax-it se e kishin gabim me të. Ishte e vështirë për të, pasi Ajax kishte De Ligt.

Botman, që në moshë të re u tregua një mbrojtës i shkëlqyer. Nëse të blen Milani do të thotë se je paraqitur mirë, ka një arsye.

Tani do të luajë në Serie A, që për mua mbetet një nga ligat më të vështirë dhe konkurruese në botë”, është shprehur va nder Meyde për “MilanNews.it”. ./ oversport.tv

Foto: LOSC Facebook