Ish-mesfushori lëshon bombën: Mourinho do të jetë trajneri i ri i Brazilit

Një lajm i bujshëm vjen nga Brazili. Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit. Lajmin e ka bërë të ditur ish-mesfushori brazilian, Carlos Alberto, i cili ka qenë lojtar i Jose Mourinhos në kohën kur ky i fundit trajnonte Porton.

“Nuk duhet ta them, por do të jap një informacion. Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ri i Brazilit. Nuk mund ta them se nga vjen ky informacion, por ai më ka kërkuar të mbuloj rolin e asistentit të tij”, u shpreh fillimisht Alberto.

Më pas ish-mesfushori brazilian, zbuloi edhe më tepër. “Nëse Tite do të zëvendësohet nga një trajner i huaj, ai do të jetë Mourinho ose Guardiola. Mourinho është një lider dhe aspak arrogant, pavarësisht se çfarë shohin njerëzit nga jashtë.

Kur ishim te Porto ai i kushtonte shumë rëndësi nevojave të futbollistëve. Një herë në javë ai na mblidhte së bashku me familjen për të kuptuar nëse ne kishim ndonjë problem në familje. Ai shqetësohej për të gjithë”, u shpreh ndër të tjera Carlos Alberto. /oversport.tv