Tommaso Berni, ish-portieri i Interit dhe zëvendësi i Samir Handanovic për 6 vitë ka dhënë një intervistë për Tuttosport. Ai ka folur edhe për afrimin e Andre Onanës te Interi dhe deklaroi se midis Samirit dhe Handanovic, ai do të zgidhte në formacion gjithmonë sllovenin.
“Është normale që Handanovic vazhdon ta bëjë fenomenin edhe sot, thjesht sepse ai është. Jam i mendimit se Samiri do të luajë edhe pasi të mbushë 40 vjeç. Është portier i madh, vërtet një lojtar me profesionalizem te pabesueshëm.
Në duelin se kush do të luajë në formacion ai apo Onana, do të zgjedh gjithmonë Samirin edhe pse nuk e njoh personalisht kamerunasin. Handanovic do të luftojë për pozicionin, sigurisht ai nuk është nga ata portierë që tërhiqen dhe qëndrojnë në hije”. /oversport.tv