Ish-sulmuesi i kombëtares franceze dënohet me 5 vite burg

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze të futbollit, Tony Vairelles është dënuar me 5 vite burg nga gjykata e Nancy për një tentativë vrasjeje me armë zjarri të ndodhur në një diskotekë 10 vite më parë.

Edhe tre vëllezërit e tij janë dënuar sepse kanë hapur zjarr dhe kanë plagosur 3 roje të sigurisë në një klub nate në Essey-le’s-Nancy.

Ish-sulmuesi Tony Vairelles ka veshur fanellën e Lyon, Bordeaux, Lens dhe disa klubeve të tjera në kampionatin francez. / Oversport.tv

Foto: L’ÉQUIPE Twitter