Ismajlgeci: I kam kaluar të gjitha problemet, nesër do të bëjmë lojën tonë

Bashkë me Erbim Fagun në prag të sfidës ndaj Skënderbeut ka dalë në konferencë edhe mbrojtësi Marsel Ismajlgeci. Ai komentoi mbi humbjen ndaj Kukësit, gjendjen e tij fizike, si dhe situatën në klubin bardheblu.

DIÇKA NDRYSHE PËR NDESHJEN- “Nuk kemi çfarë të tregojmë më që të bëjmë diçka ndryshe. Do të bëjmë lojën tonë dhe do japim maksimumin.”

HUMBJA NDAJ KUKËSIT– “Ndikoi lodhja nga kupa dhe ata ishin më të fokusuar se ne”.

KUSHTET FIZIKE– “I kam kaluar të gjitha problemet edhe Covid dhe jam gati”.

RIVALËT- “Po ti marrësh të gjitha ekipet janë kundërshtarë të fortë. Ne mundohemi ti marrim të gjitha ekipet seriozisht dhe të japim maksimumin”.  /oversport.tv