Ismajli dhe Bajrami titullarë, Empoli-Venezia live në Oversport 1 në orën 15.00

Dy skuadrat që janë ngjitur këtë sezon në Serie A, Empoli dhe Venezia do të përballen me njëra-tjetrën në stadimin “Castellani” në orën 15.00 në ndeshjen hapëse të javës së tretë të kampionatit italian. Ky takim do të transmetohet Live në kanalin Oversport 1.

Pas disfatës ndaj Lazios në ndeshjen e parë, Empoli bëri surprizën javën e kaluar në Serie A, duke mposhtur 1-0 Juventusin në Torino. Trajneri Andreazzoli do t’i besojë sërish sulmin Leonardo Mancusos, që shënoi golin e fitores kundër bardhezinjve, duke lënë në pankinë Pinamontin. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare që luajnë për Empolit, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami pritet ta nisin si titullarë sfidën e sotme.

Venezia ka koleksionuar 2 humbje në këto 2 javë të para të kampionatit, madje nuk e ka provuar ende shijen e golit në Serie A, dhe aktualisht mbyll tabelën e klasifikimit të këtij turneu. Të skualifikuarit Ala-Myllymaki dhe Peretz do të mungojnë në transfertën e sotme dhe tekniku Zanetti duket se do t’i besojë Henry një vend si titullar në majën e sulmit.

Fomacionet e mundshme:

Empoli (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Marchizza; Haas, S. Ricci, Bandinelli; Bajrami; L. Mancuso, Cutrone.

Venezia (4-3-3): Lezzerini; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Haps; Cernigoi, Busio, Kiyine; Okereke, Henry, Johnsen

Gjyqtar i takimit: Rapuano