Isner tërhiqet për arsye personale, kualifikohen Medvedev dhe Sinner

Jannik Sinner ka arritur fitoren më të lehtë në karrierë, pasi ka shfrytëzuar tërheqjen e John Isner dhe është kualifikuar në çerekfinalet e turneut.

“Duhet të jem pranë familjes sime, është shumë më e rëndësishme se tenisi”, ka deklaruar amerikani që është larguar nga turneu “Indian Wells” për motive personale, sepse do të bëhet baba për herë të tretë.

Sinner fiton 90 pikë në renditjen ATP dhe 92 mijë dollarë shpërblime. Në çerekfinale numri 14-të në Botë mund të kete një derbi “axurr” me Matteo Berrettinin, nëse ky i fundit fiton ndeshjen respektive.

Matteo Berrettini dhe Fabio Fognini do të zbresin në fushën e “Indian Wells” në ndeshjet për turin e tretë të turneut, ku do të përballen respektivisht me Taylor Fritz dhe Stefanos Tsitsipas.

Janë kualifikuar për në turin tjetër të turneut edhe Medvedev, Ruud dhe Hurkacz, ndërsa janë eleminuar nga turneu kalifornian Rublev dhee Shapovalov. /Oversport.tv