Italia finalistja tjetër në Eurovollej 2021, shkurorëzohet Serbia

Italia është skuadra e dytë finaliste e Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj 2021. Skuadra “axurre” mposhti 3-1 Serbinë në gjysmëfinale.

Italianët vazhdojnë serinë e fitoreve në këtë turne, plot 8 në po aq ndeshje të luajtura.
Shkurorëzohet Serbia, që në këte kompeticion nuk ka shkëlqyer si në edicionin e kaluar.

Slloveni-Itali do të jetë finalja e madhe e Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj 2021, ndërsa Polonia dhe Serbia do të përballen për medaljen e bronxtë. / oversport.tv