Italia nuk gabon në transfertën malteze dhe merr fitoren e parë në fushatën eliminatore të kampionatit europian 2024. Djemtë Mancinit fitojnë 2-0 në Ta’ Qali përballë Maltës, falë golave të shënuar në pjesën e parë nga Retegui dhe Pessina. Pas këtij suksesi, Italia ngjitet në vendin e dytë në grup.
Portugalia luan tenis me Luksemburgun dhe fiton bindshëm në transfertë me rezultatin e thellë 6-0. Ronaldo shënon një dygolësh në këtë takim për portugezët, ndërsa rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Joao Felix, B.Silva, Otavio dhe Leao. Portugalia e sheh veten me pikë të plota pas 2 ndeshjeve.
Në sfidën tjetër të grupit J, Sllovakia ka mposhtur 2-0 Bosnjën. Finlanda ka marrë një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Irlandës së Veriut, falë golit të shënuar nga Kallman në pjesën e parë. / Oversport.tv
What a day 🔥
Name one player who stood out 👇#EURO2024 pic.twitter.com/02c3b1mnfK
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 26, 2023