Italia pret Zvicrën për vendin e parë, Polonia kërkon të forcojë pozitat në grupin I

Do të luhen sot ndeshjet e radhës për kualifikueset e kupës së botës “Qatar 2022”. Italia kërkon të hedh një hap drejt kualifikimit pasi përballet në mbrëmje kundër Zvicrës. Ekipi i Mancinit kërkon të konfirmohet në krye të grupit dhe të kaloj në mënyrë direkte në botëror.

Edhe pse të dyja ekipet kanë mungesa të shumta, Zvicra do të luajë shanset e saj për një kualifikim të mundshëm. Në të njëjtin grup, dy vendet e fundit Irlanda e Veriut dhe Lituania përballen për të gjetur fitoren e dytë këto eliminatore.

Në grupin F, Danimarka e kualifikuar pret në shtëpi modestët e Ishujve Faraoe, ndërkohë po në të njëjtin grup Skocia e vendit të dytë do të udhëtojë në Moldavi për të siguruar pozitat e saj. Ndeshja e mbetur e këtij grupi është Austri-Izrael.

Ndeshjet e mbetura për sot, janë ato të grupit I ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kuqezinjtë do të tentojnë sot mrekullinë në Wembley kudër Anglisë. Ndërkohë, Polonia që na mposhti në sfidën e fundit ka një ndeshje të lehtë në letër kundër Andorras. E lehtë duket edhe sfida për vendin e katërt në grup, Hungarinë që do të presin në shtëpinë e tyre San Marinon që ka tetë humbje në po aq ndeshje këtë edicion kualifikues. /oversport.tv