Italia shkon në “Final Four”, spektakël midis Anglisë dhe Gjermanisë

Italia mposht në transfertë Hungarinë dhe merr kreun e grupit 3 në Ligën A duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen në “Final Four”. Kombëtarja e Roberto Mancinit arrin të fitojë lehtësisht me rezultatin 2-0 në një sfidë që dominohet krejtësisht prej tyre.

Giacomo Raspadori është lojtari që prish ekuilibrat e takimit pasi shfrytëzon një gabim të mbrojtjes hungareze. Për të vulosur rezultatin final mendon Dimarco që shënon edhe golin e dytë dhe rrëmben tre pikët. Kështu në grupin 3, Italia merr kreun dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve, një më shumë se Hungaria.

Po në të njëjtin grup supersfida midis Anglise dhe Gjermanisë ka dhuruar vetëm spektakël. Sfida përfundon në shifrat 3-3 ku Gjermania merr fillimisht epërsinë e dyfishtë falë golave të Gundogan dhe Havertz.

Megjithatë, Anglia reagon dhe përmbys gjithçka Shaë, Mount dhe Kane. Kur shihej se Anglia do të fitonte me një përmbysje të madhe, është Havertz që vulos baraspeshën. Anglia e mbyll grupin 3 në vend të fundit duke zbritur në Ligën B, ndërsa Gjermania e mbyll në vendin e tretë.

Në Ligën B, Finalnda mposht Malin e Zi në transfertë me rezultatin 2-0, ndërsa Bosnja edhe pse siguroi ngjitjen në Ligën A, u mposht në sfidën e fundit nga Rumania me rezultatin 4-1.

Në Ligën C, Gjeorgjia mposhti Gjibraltarin me shifrat 2-1, ndërsa Bullgaria mposhti minimalisht Maqedoninë me rezultatin 1-0. Fiton edhe Estonia ndaj San Marinos me rezultatin 4-0 në Ligën D. /oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana, Twitter