Italia si parajsë fiskale, perfekte për lojtarët e huaj

Italia është vendi perfekt për futbollistët e huaj. Kjo është teza e dalë nga një studim i bërë prej Parlamentit Europian, i cili ka bërë me dije se Seria A ka mundësinë më të favorshme për futbollistët e huaj në raport me të gjithë të tjerët, sa u takon taksave.

Italia është një nga vendet evropiane që inkurajon më shumë ardhjen e futbollistëve të mëdhenj profesionistë nga jashtë, të tërhequr nga një regjim tatimor që u garanton atyre përjashtim deri në 50% mbi bazën tatimore.

Kjo del nga studimi i titulluar “Taksimi i futbollit profesionist në BE” i botuar nga Parlamenti Evropian dhe i kërkuar nga Komiteti i Çështjeve Tatimore të Eurochamber.

Regjimet e përjashtimit nga taksat të zbatuara nga disa vende të BE-së “lejojnë lojtarët (dhe klubet indirekt) të gëzojnë një pjesë të pagës së tyre pa taksa.

Është e drejtë të thuhet se regjimi tatimor italian është një nga më tërheqësit për lojtarët kryesorë të huaj”, shprehet profesor Robby Houben i Universitetit të Antwerp, një nga autorët e studimit mbi regjimet tatimore në shtatë vendet e BE-së që organizojnë ligat kryesore të futbollit: Italia, Spanja, Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Portugalia.

Reformat më domethënëse janë regjimi për banorët pa vendbanim, në thelb taksa e sheshtë prej 100,000 € për të ardhurat nga punësimi, nga të cilat përfituan Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku.