Italia është shpallur kampione e Europës në Volejboll për femra. Skuadra “axurre” ka mposhtur 3-1 Serbinë në finalen e madhe të Beogradit, duke fituar me përmbysje.
ITALY 🇮🇹 WINS THE GOLD 🥇 MEDAL MATCH IN EUROPEAN CHAMPIONSHIP AGAINST SERBIA 🇷🇸!
👏👏👏👏👏👏👏
SET 1: 24-26
SET 2: 25-22
SET 3: 25-19
SET 4: 25-11#EuroVolleyW2021 #CEVEuroVolley2021 pic.twitter.com/tr9tAGtm0C— VolleyNation🏐 (@VolleyNationPH) September 4, 2021
Emocione dhe spektakël kanë shijuar shikuesit e Oversport gjatë këtij takimi. Serbet vendase fituan setin e parë 26-24, por italianet reaguan më se miri, duke fituar 3 setet pasardhëse (25-22, 25-19, 25-11).
Një sukses i merituar i Italisë, që në 9 ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat europian koleksionoi po aq fitore. Volejbolli i femrave ka tashmë një mbretëreshë të re.
Serbia nuk arriti të fitonte titullin për të tretin edicion radhazi, ndonëse luante para publikut të vet. Shijen e humbjes në këtë event e provuan vetëm përballë Italisë, por tashmë duhet të kënaqen me medaljen e argjendtë.
Finalja e vogël e Kampionatit Europian të Volejbollit u fitua nga Turqia, e cila mposhti 3-0 Holandën.