Italiano: Fitore e merituar, tripleta e Vlahovic është karburant për motorin e tij

Pas fitores kundër Spezias me rezultatin e pastër 3-0, është ndalur vetë trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano që ka komentuar mbi ndeshjen. Ai foli për objektivat që ekipi i tij ka, si dhe për tripletën që Vlahovic shënoi.

“Ne reaguam mirë ndaj disfatës që pësuam ditën e mërkurë. Djemtë patën sjelljen e duhur, ishte një fitore e merituar dhe jam i lumtur që ishim vendimtarë, sidomos me tre golat e Vlahovic. Kishim shumë mundësi shënimi”.

OBJEKTIVAT-“Për momentin ne vazhdojmë të kemi ulje-ngritje, të flasim për qëllimet është ende herët. Duhet të përpiqemi të rritemi dhe të përmirësohemi, tani pozicioni që kemi në renditje është i mirë. Qëllimi i çdo skuadre është të përmirësohet, pastaj do të shohim. Është ende herët të flasim për Europën. Megjithatë, ky qëndrim më jep shpresë, kështu që mund të arrijmë diçka të rëndësishme”.

VLAHOVIC-“Objektivat për sulmuesit janë karburant për motorin e tyre, kur krijon dhe nuk shënon, mungon pak vetëbesimi. Kur shënon tre, atëherë mezi pres ta shoh të martën për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës”. /oversport.tv