Italiano: Këtu nuk mund të jesh kurrë i qetë, duhet të përmirësohemi

Pas fitores shumë të rëndësishme me rezultatin 3-1 kundër Sampdorias, trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar mbi ndeshjen. Ai nuk i kurseu elozhet për ekipin e tij, si dhe u ndal tek një nga shënuesit e golit, Sottil.

“Ne erdhëm nga një disfatë që erdhi në pesë minutat e fundit, e kuptova që këtu nuk mund të jesh kurrë i qetë dhe prandaj duhet gjithmonë kujdes deri në minutën e fundit. Megjithatë, djemtë e mi reaguan mirë sot. Shpresojmë të gjejmë vazhdimësi dhe sot jemi të kënaqur me tre pikët e marra.

Unë gjithmonë u them djemve të mi që të menaxhojnë topin dhe të mos ia dorëzojnë kundërshtarit, sepse kështu rrezikojmë të humbasim kontrollin e lojës. Pësuam shumë gola në minutat e fundit dhe humbëm shumë pikë në rrugë. Duhet të përmirësohemi”.

SOTTIL- “Para së gjithash, jam i kënaqur që tre golat erdhën nga tre sulmuesit. Lidhur me Sottilin e keni parë sot se cilat janë talentet e tij. Ai ka talent të madh, por duhet të përmirësohet dhe të mendojë më shumë për ekipin. Sot ai bëri një paraqitje të nivelit të lartë. Mund të shënonte edhe golin e katërt. Duhet të rritet sepse mund të bëhet shumë i fortë.” /oversport.tv