Italiano: Luajtëm shumë dobët, një paraqitje e pashpjegueshme

Duket qartë zhgënjimi në fytyrën e Vincenzo Italianos, pas humbjes së thellë që Fiorentina e tij pësoi përballë Torinos:

“Nuk arrij ta shpjegoj pjesën e parë, sepse kurrë nuk kemi bërë një paraqitje të tillë. Mendoja se kishim arritur të krijonim një fizionomi loje, por edhe mund të rastisë një ndeshje e tillë gjatë një kampionati.

Do të na shërbejë për tu kthyer me këmbë në tokë. Do të luajmë sërish pas tre ditësh dhe shpresoj që të shoh një tjetër Fiorentinë. Vlahovic? Të gjithë duhet të bëjnë diçka më shumë për të qenë vendimtarë, por nuk dua të analizoj lojtarët në veçanti. Sot e gjithë Fiorentina luajti keq.

Më vjen keq, sepse donim që të nisnim vitin mirë, pas 6 rezultateve pozitive radhazi. Ikone? Është një djalë i ri që mund të përmirësohet shumë. duhet të mësohet me shokët dhe jam i bindur se do të na ndihmojë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Fiorentinës. / Oversport.tv