Italiano: Vlahovic një profesionist, lëreni të qetë të bëjë punën e tij

“Lëreni të qetë”. Kështu shkruhet në një titull në faqen e parë të “Corriere dello Sport”, duke iu referuar një interviste të Vincenzo Italianos.

Trajneri i Fiorentinës nuk ka dyshime për profesionalizmin e sulmuesit serb, që ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën “vjollcë”:

“Ka akoma edhe dy vite kontratë me skuadrën tonë. Është një profesionist serioz dhe do të japë gjithçka për Fiorentinën. Besoj se kur do të zbresë në fushën e lojës do të japë maksimumin, gjithmonë.

Uroj që të mos ndërhyjnë problemet që nuk kanë lidhje me futbollin. Kaq kam për të thënë. Të flas tani me kë do ta zëvendësojmë, kur duhen edhe tre muaj që të hapet merkato, më duket pa sens.

Kemi Kokorin dhe duhet të mundohemi të marrim maksimumin, sepse në atë zonë të fushës është ai dhe Vlahovic, dyshja jonë. Ndonëse në ndeshje të veçanta, mund të gjenden edhe zgjidhje të tjera”, ka deklaruar mes të tjerash, trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano. / Oversport.tv