Italiano: Zhvilluam një ndeshje të madhe, Vlahovic reagoi si duhet

Fiorentina është rikthyer përsëri te fitorja pas dy ndeshjes pa pikë. Ekipi i Italianos, mundi me rezultatin e pastër 3-0 Cagliarin. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, Italiano duke dhënë komentet e tij mbi ndeshjen.

NDESHJA- “Kemi kohë që po kërkojmë një ndeshje si kjo. Në ndeshjet në shtëpi ne kemi luajtur shumë ndeshje të mira, por pa mundur dot të merrnim atë që meritonim. Sot të gjithë dhanë më të mirën e tyre. Ishte një performancë e madhe dhe në fund arritëm të merrnim tre pikët”.

SAPONARA- “Jam shumë i lumtur për paraqitjen e tij, ai është një djalë që këtë vit mund të krijojë hapësira ​​të rëndësishme. Ai stërvitet mirë, nuk bën kurrë polemika dhe ka përqafuar plotësisht idetë e mia”.

VLAHOVIC- “U kërkoj djemve të kenë gjithmonë atë furi, atë dëshirë për të shënuar. Vlahovic e di që në ndeshjet e fundit nuk ishte shprehur në nivelet më të larta dhe është e drejtë që pas dy humbjeve të ketë një reagim”. /oversport.t