Iva Pavlovic fiton Tirana Triathlon për femra: Një organizim perfekt, një garë shumë e fortë

Sportisja serbe Iva Pavlovic ka fituar garën individuale të edicionit të 5-të të Tirana Triathlon për kategorinë femra. Në një intervistë pas garës për Oversport, Pavlovic thotë se ishte një garë shumë e fortë dhe një organizim shumë i mirë.

“Ishe një garë e vështirë. Kjo është hera e dytë që vij këtu dhe me siguri që do të vij sërish sepse u ndjeva shumë mirë. Babai im është trajner (i skuadrës serbe) dhe stërvitem bashkë edhe me Strahinja Trakic sepse jemi nga i njëjti qytet.

Është një garë shumë e mirë, një organizim shumë i mirë dhe i ftoj të gjithë që të vijnë të marrin pjesë në Tirana Triathlon”, ka thënë Iva Pavlovic. / Oversport.tv