Ivan Balliu nuk figuron as në stol te Shqipëria sonte, mësohet arsyeja

Shqipëria është gati të luajë kundër Polonisë dhe në protokollin e shpërndarë për mediat bie në sy mungesa e mbrojtësit Ivan Balliu.

Lojtari i Rayo Vallecano u aktivizua disa minuta në duelin kundër Hungarisë, kurse sonte nuk do e ketë atë shans.

Balliu është dëmtuar dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është në stol në duelin kundër Polonisë, që nis prej orës 20:45. / oversport.tv