Ivan Balliu pozitiv ndaj Covid-19, shqiptari humb ndeshjen ndaj Elche

 

Mbrojtësi shqiptar i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi spanjoll i cili nëpërmjet një postimi ka komunikuar se shqiptari ka kryer testin dhe ka rezultuar pozitiv pas grumbullimit me kombëtaren.

Kështu, Balliu është i detyruar të karantinohet sipas protokollit mjekësor të vendosur nga qeveria spanjolle. Ai do të humbasë ndeshjen kundër Elche në kampionat. Megjithatë, mjekët po shpresojnë që Balliu të rezultoj negative sa më shpejt në mënyrë që të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen ndaj Real Betis.

Balliu është lojtari i tretë që rezulton pozitiv me covid nga grumbullimi i kombëtares shqiptare. Më parë janë prekur nga virusi edhe Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula. /oversport.tv