Ivan Gvozdenovic: Do ta firmos kontratën e re, por duhet të presim edhe 3 javë

Trajneri i Skënderbeut pas ndeshjes me Korabin ka folur për emisionin ‘TiBoGOL’ në Oversport

“Jam i kënaqur me ekipin. E thashë edhe para dy ditësh që sot do të luanim shumë mirë. Korabi ka eksperiencë dhe kam respekt për ta, por ekipi jonë ishte më mirë dhe fituam 3 pikë që janë të rëndësishme për ne.

“Përsa i përket kontratës do të flasim. Kam edhe 3 javë të vështira, por do presim dhe pak. Unë do ta firmos kontratën e re. Si futbollist puna është shumë më e thjeshtë sesa si trajner”. /oversport.tv