Braziliani Jackson ka folur për Oversport pas fitimit të Kupës së Shqipërisë me Egnatian.
“Kam luajtur edhe në Kategorinë e Parë, më pas u ngjitëm në Superiore falë investime të mëdha që u bënë në skuadër. Personalisht kam dhënë maksimumin për ekipi dhe të them të drejtën arritëm në një nivel që nuk e prisja.
Duhet të vazhdojmë kështu dhe duhet të falënderoj presidentin për besimin e dhënë dhe për skuadrën që ka ndërtuar. Stërvitem shumë për të gjuajtur penalltitë”, ka thënë mes të tjerash Jackson. / Oversport.tv