Jai Hindley shkruan historinë, australiani i parë që fiton Xhiron e Italisë

Jai Hindley i skuadrës Bora-Hansgrohe është fituesi i Xhiros së Italisë 2022. 26-vjeçari ka arritur që të administrojë avantazhin e krijuar gjatë etapës së fundit dhe bëhet kështu australiani i parë në histori që fiton këtë garë çiklistike.

Pas Hindley në renditjen e përgjithshme qëndrojnë Richard Carapaz dhe Mikel Landa. Etapën e fundit të Xhiros së Italisë, garën e kronometrit në Verona e ka fituar specialisti i këtyre garave, Matteo Sobrero.

Është mbyllur kështu edicioni i 105-të i Xhiros së Italisë, që është fituar për herë të parë në histori nga një çiklist australian. / Oversport.tv

Foto: Giro d’Italia Twitter