Bologna zhvilloi një ndeshje heroike në San Siro kundër Milanit pasi ndali kryesuesit e Serie A me një barazim pa gola. Kjo ishte ndeshja e parë e Bolognas pa Sinisa Mihajlovic në stol që nga rikthimi i sëmundjes.
Pas ndeshjes, vetë trajneri serb zhvilloi një video-konferencë me lojtarët e ekipit ku i tregoi edhe përshtypjet e tij. “Jam krenar për ju. Dhe e dini çfarë? Nëse do të kishit besuar më shumë ndoshta do të kishim fituar.
Por shumë mirë të gjithë… Jam i lumtur”, u shpreh trajneri serb. Mihajlovic sakaq i ndjek ndeshjet e ekipit të tij nga dhoma e spitalit ku është shtruar për shkak të gjendjes shëndetësore. /oversport.tv
Foto: Bologna FC 1909, Facebook