Endri Çekiçi nuk do të jetë më pjesë e Konyasporit për sezonin e ardhshëm. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka mbyllur aventurën e tij 2-vjeçare me klubin turk dhe tashmë është në kërkim të një tjetër hapi në karrierë. Këtë gjë e konfirmon vetë “snajperi” kuqezi me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.
Endri Çekiçi ka bërë një shkrim të gjatë, ku i ka dhënë lamtumirën Konyasporti me fjalë falënderuese.
“Dy vite fantastike së bashku. Shumë faleminderit familja e madhe e Konyasporit! Kemi kaluar së bashku momente të mira dhe të këqija, por unë gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi. Kam takuar këtu shumë njerëz të mirë dhe kam bërë shumë miq, me të cilët kemi krijuar shumë kujtime. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë sukses në të ardhmen”, shkruhej në postimin e publikuar në Instagram nga Endri Çekiçi.
Në dy vitet e tij me Konyasporin, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese ishte një nga lojtarët e padiskutuar në formacionit titullar. Ai u aktivizua në 62 ndeshje ku arriti të realizonte edhe 8 gola. /oversport.tv
View this post on Instagram