James Rodriguez kthehet në hero, i shpëton jetën kundërshtarit të tij

James Rodriguez kreu një lëvizje shpëtimtare ndaj kundërshtarit Ousmane Coulibaly, i cili pësoi arrest kardiak gjatë një ndeshjeje të ligës në Katar.

James Rodrgiuez është kthyer në hero në Katar pasi i shpëtoi jetën kundërshtarit të tij që pësoi një arrest kardiak. Rodriguez ishte duke luajtur për Al-Rayyan kundër Al-Ëakrah në Katar Stars League kur Coulibaly u pa duke u rrëzua para portës gjatë pjesës së parë.

Ish-mesfushori i Everton dhe Real Madrid u pa duke vrapuar në ndihmë të mbrojtësit kundërshtar përpara se mjekët të arrinin në vendngjarje.

Sipas beIN SPORTS, kolumbiani rregulloi kokën e 32-vjeçarit për ta lejuar atë të marrë frymë përpara se të mbërrinte ekipi mjekësor për të vazhduar trajtimin.

Loja u ndërpre përkohësisht përpara se ashpërsia e situatës të çonte në braktisjen e saj përfundimtare, me rezultatin 1-0 për Al Rayyan në kohën e kolapsit të Coulibaly.

Coulibaly u dërgua në spital ku raportohet se është në gjendje stabile. Pas ndeshjes, një deklaratë e lëshuar nga liga e Katarit konfirmoi se Coulibaly kishte pësuar një atak në zemër. /oversport.tv