James Rodriguez me valixhe në duar, në bisedime për të kaluar në Katar

James Rodriguez është një ndër lojtarët më të mirë kolumbian. Mesfushori ka luajtur me ekipe të ndryshme të mirënjohura gjatë karrierës së tij, si Real Madrid dhe Bayern Munich.

Aktualisht ai është nën kontratë me Everton në Angli. Gjatë kohës që ishte në krye të ekipit Carlo Ancelotti, Rodriguez ishte titullar i padiskutueshëm.

Gjërat kanë ndryshuar për të në momentin kur në krye të Everton erdhi Rafa Benitez. Trajneri spanjoll nuk e preferon mesfushorin kolumbian dhe ai nuk është më pjesë e formacionit.

Sipas lajmeve më të fundit, James është në bisedime me një klub në Katar. Pritet të shihet si do të vazhdojë kjo tratativë dhe nëse Rodriguez do të vazhdojë karrierën e tij në Lindjen e Mesme. / oversport.tv