James Rodriguez rikthehet në kombëtare, Kolumbia publikon listën për kualifikueset

Trajneri i kombëtares kolumbiane, Reinaldo Rueda ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Brazilit (11 nëntor në San Paolo ) dhe Paraguait (në 16 nëntor në shtëpi), të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Portieri i Napolit, David Ospina është një nga katër lojtarët e Serie A që janë grumbulluar me skuadrën e Kolumbisë. Tre të tjerët janë Juan Cuadrado (Juve) dhe sulmuesit e Atalantës, Duvan Zapata dhe Luis Muriel.

Pas më shumë se një viti, rikthehet në kombëtare edhe James Rodriguez, ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Bayernit, që aktualisht luan në Katar, nuk grumbullohej nga “Cafeteros” që nga nëntori i vitit 2020.

Ja dhe lista e plotë e Kolumbisë: