Ish-sulmuesi i Real Madridit, James Rodríguez është lojtari më i ri i Al-Rayyan. Sipas asaj që shkruan spanjollja “As”, mesfushori kolumbian do të firmosë një kontratë tre vjeçare me klubin nga Katari.
Një lëvizje kjo që më pas mund të shërbejë për një transferim të mundshëm tek PSG-ja para skadimit të kësaj kontrate, duke marrë në konsideratë faktin se pronarët e klubit francez mund të vlerësojnë paraqitjet e kolumbianit direkt në kampionatin e Katarit.
Mesfushori kolumbian nuk bënte më pjesë në planet e Evertonit dhe ka marrë lejen nga klubi anglez që të negocioje me klubin nga Doha.
Tratativat e agjentit të lojtarit, Jorge Mendes me drejtuesit e Al-Rayyan përfunduan me sukses dhe tashmë James Rodríguez do të veshë fanellën e Al-Rayyan për tre vitet e ardhshsme.
Këtë gjë e konfirmon edhe gazetari Fabrizio Romano me një postim të tij në rrjetet sociale.
James Rodriguez joins Al Rayyan from Everton, agreement reached and confirmed! Official teaser video already released from Qatari club – salary payment agreed with #EFC board. 🇶🇦🇨🇴 #JamesRodriguez
Medical already completed. James now set to leave European football. pic.twitter.com/Sn8viJTzd2
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 22, 2021