Japonia dhe Arabia Saudite kualifikohen për Kupën e Botës

Tashmë po fillon të krijohet e plotë panorama e ekipeve që do të shkojnë në “Qatar 2022”. Së fundmi janë kualifikuar edhe dy ekipe aziatike. Bëhet fjalë për dy ekipet e grupit B, Japonia dhe Arabia Saudite.

Japonia mposhti Australinë me rezultatin e pastër 2-0. Dy golat e vonë të shënuar nga Mitoma mjaftuan për vendasit që të merrnin tre pikët e nevojshme për kualifikimin.

Nga ana tjetër, humbja që pësoi Australia kualifikoi automatikisht edhe Arabinë Saudite që tashmë ka arritur matematikisht Kupën e Botës. Arabia Saudite pritet të zhvillojë ditën e sotme edhe ndeshjen e saj Kinës. /oversport.tv

Foto: jfa_samuraiblue, Twitter