Botërori për klubet rrezikon të mos zhvillohet. Japonia ka hequr dorë nga zhvillimi i këtij kompeticioni të përvitshëm.
Shkak është bërë situata e rëndë e krijuar në vendin aziatik nga pandemia e COVID-19.
Japonia zyrtarisht ia ka komunikuar FIFA-s vendimin e marrë dhe duhet gjetur një zgjidhje.
Qeveria e futbollit botëror duhet të gjejë një vend që e merr përsipër Botërorin e Klubeve.
Plani aktual është që Botërori i Klubeve të zhvillohet nga data 9 dhjetor, deri më 19 dhjetor. / oversport.tv