Jashtë fushe për 3 muaj, Arsenali jep detajet për dëmtimin e Xhakës

Granit Xhaka do jetë jashtë fushës së blertë për 3 muaj, pas lëndimit që pësoi në derbin e Londrës ndaj Tottenham. Mesfushori i Arsenal do detyrohet ta ndjekë skuadrën nga shtëpia në muajit e fundit të vitit 2021, teksa në anën tjetër ai po shijon momente të bukura me familjen e tij.

Ai është fotografuar në shtëpinë e tij, duke kaluar kohën me vajzën dhe shihet teksa mban një mbulesë në këmbën e tij të djathtë. Stafi mjekësor i “Topçinjve” ka konfirmuar se lojtari do mungojë deri në dhjetor dhe pritet të riaftësohet për të qenë i gatshëm në ndeshjet e janarit.

Në një komunikatë për mediat, Arsenal u shpreh: “Përveç dëmtimit të gjurit të tij të djathtë gjatë ndeshjes të së dielës kundër Tottenham, vlerësimet dhe skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka pësoi një dëmtim në ligamentin e tij të gjurit”.

“Një konsultë speciale u zhvillua në Londër të martën në mbrëmje dhe u përcaktua se Graniti nuk ka nevojë për operacion.

Program i rimëkëmbjes dhe rehabilitimit të Granitit do fillojë menjëherë dhe synojmë që ta kemi atë gati brenda tre muajve.

Të gjithë në klub do mbështesin dhe punojnë me të për ta kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në fushën e lojës”, shkruhet në deklaratën qartësuese rreth gjendjes së mesfushorit me origjinë shqiptare. / oversport.tv