Jashtë Pellegrini dhe Zaniolo, Mancini thërret mesfushorin e Lazios

Italia ka humbur dy lojtarë për sfidat e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës “Qatar 2022”. Lorenzo dhe Nicolo Zaniolo janë kthyer në shtëpi nga tekniku italian për shkak të gjendjes së tyre fizike.

Megjithatë, për sa i përket zëvendësimit të kapitenit të Romës, Mancini ka zgjedhur një tjetër lojtar nga ekipet e kryeqytetit, Danilo Cataldi. Lajmin e konfirmon “Tuttomercatoweb.com”.

Ai është thirrur në kombëtare dhe do të jetë në gjendje të përfaqësojë kombin e tij për ndeshjet e radhës. Sakaq, nga Mancini pritet të afrohet edhe një lojtar tjetër që ende nuk është bërë i ditur. Konfirmimet e tjera priten në orët e ardhshme. /oversport.tv