Java 27: Bylisi mund të “vulosë” Superioren, sot vendosen 3 skuadrat që bien

Kategoria e Parë po shkon drejt fundit dhe Bylisi e Erzeni e vijojnë betejën në distancë për vendin e parë. Ballshiotët sot presin skuadrën e Tërbunit në “Adush Muçaj” dhe duan fitoren e qetësisë.

Me tre pikët dhe në rast se Korabi nuk fiton ndaj Apolonisë në Peshkopi, atëherë Bylisi matematikisht siguron ngjitjen në Superiore që sot. Erzeni ndërkohë ka një transfertë delikate kundër Lushnjës. Skuadra e Agim Canajt ka nevojë për pikë që të mos përfundojë në playout, ndaj do bëjë gjithçka që t’i mundë shijakasit.

Disa e sotme është vendimtare për tre skuadrat e vendit të fundit, që mund të vulosin rënien në Kategorinë e Dytë. Shkumbini luan në transfertë ndaj Pogradecit dhe liqenorët e kanë detyrim fitoren, pasi rrezikojnë rënien direkt.

Maliqi përballet me Turbinën në transfertë, kurse Vora me Burrelin po jashtë fushe. Një duel i fortë sot është edhe Besa-Butrinti. Kavajasit synojnë gjashtëshen e parë, kurse sarandiotët shpëtimin nga rënia. / oversport.tv

Kategoria e Parë – JAVA 27
E shtunë, më 16 prill, ora 15:00

Besëlidhja-Tomori
Lushnja-Erzeni
Pogradeci-Shkumbini
Burreli-Vora
Turbina-Maliqi
Korabi-Apolonia
Besa-Butrinti
Bylisi-Tërbuni