Java 3: Malore për Bylisin kryesues, ja 8 përballjet e Kategorisë së Parë

Orare të reja për ndeshjet e Kategorisë së Parë, duke parë që edhe dita ka nisur të shkurtohet. Të shtunën, më 2 tetor, janë programuar duelet e tjera dhe ka disa ndeshje interesante.

Sigurisht vëmendjen kryesore e merr Bylisi kryesues, që do të luajë në transfertë kundër Pogradecit.

Korabi i vendit të dytë do të mundohet të përfitojë dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Besëlidhjes që e ka nisur keq kampionatin.

Shkumbini që i ka fituar dy nga tre ndeshjet pret Maliqin me të cilin rivalizoi vjet në Kategorinë e Dytë, kurse Butrinti luan ndaj Lushnjës së vendit të fundit.

Apolonia-Tërbuni, Erzeni-Turbina, Burreli-Besa dhe Vora-Tomori janë ndeshjet e tjera në program për javën e tretë të Kategorisë së Parë. / oversport.tv